Tuesday, June 18, 2013

Vaktia e Ramazanit per Kosove

Vaktia e Ramazanit per kete vite

Cila është dispozita e „ Allahu kabull-Allahu e pranoftë“ pas përfundimit të namazit?

Përshtati: Valdet Kamberi:
Në esencë, dispozita e një çështje në lidhje me kryerjen adhurimeve është ose Sunet ose Bidat-Risi. Domethënë ose ka ardhur në sunetin e Muhamedit alejhi selam ose nuk ka ardhur. Ajo që ka ardhur nga udhëzimi i tij është sunet, dhe ajo që nuk ka qënë fe për Muhamedin alejhi selam dhe shokët e tij nuk mund të jetë fe as për ne sot.
Hafidh ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë) thotë: “ Ehli Suneti dhe Xhemati për çdo vepër apo fjalë që nuk është vërtetuar nga sahabët thonë: ajo është bidat-risi, sepse sikur të ishte e mirë do të na kalonin në këtë ata ( sahabët). Ata nuk kanë lënë ndonjë cilësi prej cilësive të mira e të mos na kalonin në atë“. Tefsiri iben Kethirit 7/ 278-279.
Është pyetur Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë): çka mendoni për përshëndetjen me dorë dhe thënien „ Allahu kabull“ menjëherë pas përfundimit të namazit ?
Pëgjigja është kjo: përshëndetja me duar pas namazit nuk ka bazë, e as që ka bazë për thënien „ Allahu kabull“ pas përfundimit të namazit dhe kjo nuk na është transmetuar nga Muhamedi alejhi selam, e as nga shokët e Muhamedit alejhi selam –Allahu qoftë i kënaqur me ata-. Fetava iben Uthejmin 13/ 171
Këto çështje duhet sqaruar me urtësi dhe butësi , sepse shumë njerëzve nuk iu është bërë e qartë rreziku i kësaj, duke menduar se ajo është një lutje e thjesht dhe se kjo nuk futet në kapitullin e bidatit-risisë. Nga edukata e mirë është që t'ua kthejmë lutjen e tyre“ Allahu kabull“ , me fjalët „ Allahu të shpërbleftë apo të ngjashme“, e pastaj t'ua sqarosh me butësinë e sunetit këtë çështje.
Tirmidhiu (Allahu e mëshiroftë) transmeton nga Nafiu se: një person ka teshtitur afër ibën Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me atë dhe babain e tij) , dhe ka thënë:“ Elhamdulilah, ves-selamu ala Resulilah“. Ibën Omeri ( Allahu qoftë i kënqur me atë dhe babain e tij) :“ Edhe unë them: Elhamdulilah, ves-selamu ala Resulilah“ , por nuk na ka mësuar kështu Muhamedi alejhi selam. Ai na ka mësuar të themi: Elhamdulilah ala kuli hal. Shejh Albani hadithin e ka bërë hasen.
Shiko se si ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me atë dhe babain e tij) ia sqaroi atij se kjo fjalë nuk ka të keqe në vetvete, por e keqja është lënia e sunetit dhe veprimi i bidatit, apo praktikimi i saj sikur praktikohet suneti.
Medito butesinë ndaj atij që ka gabuar, dhe afërsinë e tij drejt zemrës së gabimtarit, njëherit edhe këshillimin e tij për vendin e sunetit në këtë çështje.

Cilesit e Banoreve te xhenetit !

Disa nga cilesite e banoreve te xhenetit :
Ata ruajnë marrëveshjen me Allahun. Ibn Abasi thotë: “Çfarëdo që Allahu e urdhëron të veprojë, ai e bën atë.
Katade ka thënë: “Është ai i cili ruan të drejtat dhe dhuntitë që ia ka dhënë Allahu”.
Shpirti ka dy aftësi të veçanta: fuqinë për t’u lutur dhe fuqinë për t’u ruajtur. Penduesi e përdor fuqinë e tij për t’i kërkuar falje Allahut, t’i kthehet Atij, të kërkoj kënaqësinë e Tij dhe t’i nënshtrohet Atij. Fuqia e ruajtjes është në largimin e vetes nga mëkatet dhe nga gjithë ato që janë të ndaluara. Penduesi i afrohet Allahut me anë të bindjes ndaj Tij.

Ibn Kajim el-Xheuzi
Shkëputur nga libri: “Thesari i urtësive të përjetshme.”

1) Cili ka qene urdheri i Omerit radiAllahu anhu qe t'i falim 8 apo 20 rekate teravi?

Umeri (radiallahu anhu) nuk mund te urdheronte asgje qe e kundershtonte sunetin e te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem). Hadithi i transmetuar nga Abdurrezaku ne "El musannef" ku thuhet se Umeri i ka bashkuar muslimanet pas nje imami ne namazin e teravive me njezet e nje rekate, eshte i pasakte me kete tekst, dhe ne te ka nje shtese, dhe shtesa eshte pikerisht numri i rekateve, pasi qe ne hadithin e sakte permendet se vetem i ka bashkuar pas imamit por nuk permendet numri i rekateve. Keshtu qe nuk ka si te kete qene ndryshe vecse ashtu si ka qene suneti i te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem) ne namazin e nates. Kete ceshtje e ka sqaruar mire shejh Albani ne librin "Namazi i Teravive", te cilin e kemi te botuar edhe ne shqip. Per me shume rreth kesaj ceshtje shiko ketu.

A e prish abdesin nese del gjak nga dhembet !

(Rrjedhja e gjakut) nuk ndikon në (prishjen e) agjërimit tënd, as gjaku që del nga goja e as ai që del nga i gjithë trupi. Plagët nuk ndikojnë në (prishjen e) agjërim, po ashtu nuk ndikojnë as në (prishjen e) abdestit. Gjaku që del nga goja apo nga mishi i dhëmbëve nuk e prishë abdestin, por e pastron atë derisa të mennjanohet, ndërsa abdesti është i vlefshëm, po ashtu edhe agjërimi është i vlefshëm. Ajo që e prishë agjërimin është hixhamja, nëse agjëruesi bën hixhamen, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve e prishë agjërimin. Ndërsa ajo që ndodhë nga plagët-gërvishjet e trupit, apo gjaku që del nga dhëmbët apo buza për disa nga shkaqet, e gjithë kjo nuk ndikon asgjë në prishjen e agjërimit e as të abdestit.

A pranohet vitri nese nuk e di Duan e Kunutit !


Pyetja:

Selam alejkum.
A më pranohet namazi i vitrit ngase nuk po e di duanë e kunutit, e cila këndohet në rekatin e tretë.

Përgjigjja: 

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Duhet ta kemi parasysh se lutja e kunutit e cila këndohet në namazin e vitrit, është diskutabile te dijetarët se a është vaxhib apo sunet. Nga Imam Ebu Hanife , Allahu e mëshiroftë, i kemi të dy transmetimet; se është vaxhib dhe se është synet.[1] Mirëpo në medhhebin Hanefi është më i njohur mendimi se kjo lutje është vaxhib, kështu që besimtari gjatë faljes së namazit të kunutit, pasi të lexoj Fatihanë dhe surën duhet patjetër që ta bëj edhe kunutin dhe në qoftë se e harron, atëherë obligohet me sehvi sexhde. Por ata nuk kushtëzojnë që lutja të jetë vetëm duaja e veçantë e kunutit, pasi që nga sehabet transmetohen lutje të ndryshme, këtë do ta sqarojmë më poshtë.
Ndërsa dijetarët tjerë dhe së bashku me ta edhe dy nxënësit e Imam Ebu Hanifes; Ebu Jusufi dhe Muhamed Haseni, përmbajnë mendimin se lutja e kunutit është e preferuar dhe nuk është vaxhib.[2]
Pa u zgjeruar shumë themi se mendimi më i përzgjedhur është se lutja e kunutit në namazin e vitrit është synet, pasi që vërtetohet se sahabiu Ubej Ibën Kab, kur ua falte namazin njerëzve në Xhaminë e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, pas vdekjes së tij, nganjëherë e bënte lutjen e kunutit dhe nganjëherë e linte.[3] Ky fakt vërteton se ata nuk e konsideronin lutjen e kunutit të domosdoshme në namazin e vitrit.
Duke e pasur parasysh vlerësimin e mësipërm themi se namazi i vitrit është i pranuar, pavarësisht e bëjmë apo nuk e bëjmë duanë e kunutit.
Mirëpo këtu duhet ta kuptojmë edhe atë se gjatë lutjes së kunutit, nuk është kusht leximi i një lutjeje të veçantë dhe në këtë ka pajtim te dijetarët. Prandaj nëse ju gjatë kunutit bëni ndonjë lutje tjetër, atëherë kjo lejohet. Si shembull mund të thuhet lutja: “Allahume rabena atina fid dunja hasensetn...”, ose leximi i salavateve, etj. Zoti e di më miri!

Si ta presim Ramazanin !


ëllezër dhe motra të dashur muslimanë a nuk keni edhe ju dëshirë që All-llahu xh.sh t’ju shpërblejë me shpërblimin e Tij,me Xhennetin e Tij,a nuk keni dëshirë që në ditën e gjykimit të jesh edhe ti prej të thirurve nga kjo derë e quajtur Rejjan dhe të mos etesh asnjëherë,a thua a nuk ke dëshirë që agjërimi të ndërmjetësoj për ty tek All-llahu xh.sh që të të fus në Xhennetij e Tij!?
Kur´an dhe SunnetFalënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut (subhanehu we teala) i cili i obligoi rroberit e tij me agjërimin e muajit të rramazanit ku tha:
”O ju që keni besuar ju është bërë juve obligim agjërimi (I muajit të Rramazanit)sikur që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush,kështu që të bëheni të devotshëm”
(El-Bekare 183)
”E kush e përjeton prej jush këtë muaj,le të agjërojë…”(El-Bekare 185)
Paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të dërguarin e tij Muhammedin
(SalAll-llahu alejhi we selem) i cili tha:
”Është ngritur islami me pesë shtylla:Dëshmija se nuk ka Zot tjetër që e meriton adhurimin përveç All-llahut dhe se Muhammedi s.a.v.s është i dëruar i Tij,Falja e namazit,dhënja e zekatit,agjërimi i muajit të Rramazanit dhe shkuarja në haxh”(Muttefekun alejh)
Vëllezër të nderuar muslimanë po ju përgëzoj me ardhjen e muajit të Rramazanit,muaj në të cilin All-llahu (subhanehu we teala) filloi zbritjen e Kur’anit ku thotë:
” Muaji i Rramaznit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani”(El-Bekare 185)
Muaj të cilin All-llahu xh.sh I obligoi muslimanët agjërimin e tij ku thotë:
”O ju që keni besuar ju është bërë juve obligim agjërimi (I muajit të Rramazanit)sikur që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush,kështu që të bëheni të devotshëm”
(El-Bekare 183)
Është muaj për të cilin Pejgamberi s.a.v.s i ka përgëzuar shokët e tij për ardhjen e tij ku transmetohet nga Ebu Hurejra r.a se pejgamberi s.a.v.s i thoshte shokëve te tij:
“Ju ka ardhë juve muaji i Rramazanit,muaji i bekuar,ua ka obliguar All-llahu xh.sh agjërimin e tij,hapen dyert e xhennetit,mbyllen dyert e xhehennemit dhe lidhen djallët me pranga,në te (Rramazan) është një nat më e vlefshme se një mij muaj”
(Ahmedi,Nesaiu dhe Albani ka thenë hadithi është i vërtetë)
Është muaj për të cilin Sahabët (shokët e Pejgamberit s.a.v.s) e kanë lutur All-llahun xh.sh gjashtë muaj që tua mundësojë ta presin ate,dhe janë lutur gjashtë muaj pas Rramazanit që All-llahu xh.sh tua pranoj ibadetet e tyne”(Sahihu En-nesai)
Pra ky muaj duhet përitur në këtë mënyr nga muslimanët,të gëzohen për ardhjen e tij sepse ky muaj është muaj i faljes së mëkateve,Pejgamberi s.a.v.s thotë:
“Me të vërtetë All-llahu xh.sh ua ka bërë obligim agjërimin e muajit të Rramazanit,dhe falja e namazit (të taravive) është sunnet për ju,kush e agjëron ate me besim të plotë dhe duke shpresuar shpërblimin e All-llahut xh.sh,do të dal nga mekatet e tij sikur në ditën kur ka lindur”(Nesaiu dhe Albani ka thëtë hadithi është i vërtetë)
Poashtu Pejgamberi s.a.v.s thotë:
“Kush e agjëron muajin e Rramazanit me besim të plotë dhe duke shpresuar shpërblimin e All-llahut xh.sh do ti fallen ati mëkatet e kaluara,poashtu kush falet në Rramazan me besim të plotë dhe duke shpresuar shpërblimin e All-llahut xh.sh do ti fallen ati mëkatet e kaluara,dhe kush falet natën e Kadrit me besim të plotë dhe duke shpresuar shpërblimin e All-llahut xh.sh do ti fallen ati mëkatet e kaluara”
(Muttefek Alejh)
Prandaj muslimani duhet ta pret këtë muaj me gëzim të madh dhe duke e falënderuar
All-llahun xh.sh që ja ka mundësuar ta pret atë,që tia mundësoj që All-llahu xh.sh tia shlyej mëkatet e bëra.
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.s i cili ka thenë:Kam ndëgjuar Pejgamberin s.a.v.s duke thenë se All-llahu xh.sh thotë:
“Çdo punë e birit të Ademit është për të,përveç agjërimit,që në të vërtetë është vetëm për mua dhe unë e shpërblejë për të”
Poashtu Pejgamberi s.a.v.s thotë:
“Çdo punë e birit të Ademit është për të,shpërblehet prej dhjetë deri në shtatqind here më shumë, përveç agjërimit,që në të vërtetë është vetëm për mua dhe unë e shpërblejë për të,e lenë epshin e vet dhe ushqimin e tij vetëm për Mua,agjëruesi i ka dy gëzime:një gëzim e ka kur të bëjë yftarë,dhe tjetrin gëzim e ka kur ta takoj All-llahun (Subhanehu we Teala)”(Muttefekun Alejh)
Pra vëllezer muslimanë a ka gëzim ma të madh se sa që All-llahu xh.sh të na shpërblejë me shpërblim të pakufi dhe që asnjëri nuk mund ta shpërblejë ate përveç All-llahu xh.sh,poashtu agjëruesi i ka dy gëzime siq u cek edhe në hadithin e lartpërmenduar,gëzimi i tij i parë është kur të bëjë yftarë gëzohet për begatitë qe ja ka dhuruar All-llahu xh.sh poashtu gëzohet për ushqimin që e hanë qe më herët e kish të ndaluar,kurse gëzimin e dyte e ka kur të takohet me All-llahun xh.sh gëzohet për shpërblimin e madh që ja dhuron All-llahu xh.sh agjëruesit,poashtu gëzohet sepse në xhennet është një derë që quhet Rejjan në të cilën nuk do të hyjë askush përveç agjëruesve,transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s thotë:
“Me të vërtetë se në xhennet është një derë quhet Rejjan,thiren në ditën e gjykimit dhe thotë:Ku janë Agjëruesit? Dhe kush ka qenë prej atyne që kanë agjëruar do të hyjë në këtë derë,e kush hyn në këtë derë nuk do të etet (eqtohet) më kurrë”
(Buhariu dhe Muslimi)
Poashtu gëzohet se agjërimi bën ndërmjetësim për agjëruesit,transmetohet nga Abdullah ibn Amri se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:
“ Agjërimi dhe Kur’ani ndërmjetësojnë për rrobin në ditën e gjykimit,Agjërimi thotë:
O All-llah,i kamë larguar ata nga ushqimi dhe knaqësitë pra mundësoma mua që të ndërmjetësoj për ta,poashtu edhe Kur’ani thotë:O All-llah i kamë ndaluar ata nga gjumi i natës mundësoma mua që të ndërmjetësoj për ta,dhe All-llahu xh.sh ua mundëson”(Ahmedi)
Vëllezër dhe motra të dashur muslimanë a nuk keni edhe ju dëshirë që All-llahu xh.sh t’ju shpërblejë me shpërblimin e Tij,me Xhennetin e Tij,a nuk keni dëshirë që në ditën e gjykimit të jesh edhe ti prej të thirurve nga kjo derë e quajtur Rejjan dhe të mos etesh asnjëherë,a thua a nuk ke dëshirë që agjërimi të ndërmjetësoj për ty tek All-llahu xh.sh që të të fus në Xhennetij e Tij!?
Poashtu All-llahu xh.sh në Rramazan i shumëfishon shpërblimet,Pejgamberi s.a.v.s thotë:
“Kush bën një të mirë në Rramazan (falë një namaz sunnet apo nafile ose bën vepra të pëlqyera),do ta ketë shpërblimin sikur ta ketë kryer një farz jashtë Rramazanit,dhe kush e kryen një farz në Rramazan,do ta ketë shpërblimin sikur ti ketë kryer shtatëdhjetë farze jashtë Rramazanit”
Poashtu transmetohet nga Selmani r.a se Pejgamberi s.a.v.s ka thenë në hudben e tij:
“O ju njerëz ju është afruar juve një muaj i bekuar,muaj në të cilin është një nat ma e vlefshme se një mijë muaj (nata e Kadrit),All-llahu xh.sh ja u ka bërë obligim (farz) agjërimin e këti muaji, dhe falja e namazit (të taravive) është sunnet për ju, kush bën një të mirë në Rramazan (falë një namaz sunnet apo nafile ose bën vepra të pëlqyera),do ta ketë shpërblimin sikur ta ketë kryer një farz jashtë Rramazanit,dhe kush e kryen një farz në Rramazan,do ta ketë shpërblimin sikur ti ketë kryer shtatëdhjetë farze jashtë Rramazanit,dhe ai është muaj I durimit dhe shpërblimi i durimit është xhenneti,kush e ushqen një agjërues do të jetë shkak për shlyerjen e mekateve të tij dhe do të shpëtojë nga zjarri,poashtu do ta ketë shpërblimin sikur ai që agjëron pa ju pakësuar nga shpërblimi i agjëruesit asgjë”Kanë thenë të pranishmit”O i Dërguar i All-llahut:Të gjithë nga ne nuk i kanë mundësitë që ti ushqejnë agjëruesit?Pejgamberi s.a.v.s tha:”All-llahu xh.sh ja jep këtë shpërblim edhe ati i cili e ushqen një agjërues edhe vetëm me një hurme apo me një gotë ujë apo qumsht,ky është muaj që fillimi i tij është mëshirë,mesi i tij është falje nga mëkatet dhe fundi i tij është shpëtim nga zjarri i xhehennemit”(Bejhekiu)
Muaji i Rramazanit është muaj i leximit të Kur’anit,muaj i lëmoshës,muaj i mëshirës,muaj i shtimit të faljes së namazeve,transmetohet nga Mugire ibn Shobe r.a
“Se Pejgamberi s.a.v.s është falur derisa u janë anjur këmbët,dhe iu është thenë ati:Ti po falesh kaq shumë dhe All-llahu xh.sh ti ka falur mëkatet e kaluara dhe të ardhshmet? Pejgamberi s.a.v.s ka thenë:”A mos të jem rrob faliminderues!?”(Buhariu dhe Muslimi)
Shikojeni vëllezër se si ka qenë namazi i Pejgamberit s.a.v.s të cilit iu janë falur mëkatet e kaluara dhe të ardhmet,është falur aqë shumë saqë ju janë anjur këmbët nga namazi i shumtë,pra ta pyesim vetvehten tone a thua vallë sa falemi ne gjatë natës apo si e falim namazin e taravisë,e qka është më e rrëndësishmja a thua a e falim namazin e sabahut,drakes,ikindis,akshamit dhe jacisë,namaze për të cilat do të pyetemi në ditën e gjykimit para All-llahut xh.sh,në ditën kur nuk do të na sjell dobi as pasurija e as familja,por do të na sjellin dobi veprt tona të cilat i kemi bërë në këtë botë.
Së fundi e lusim All-llahun xh.sh që të na bëjë prej rrobëve të tij të devotshëm,të na mundësoj që ta kalojmë këtë muaj të bekuar në ibadete dhe në ato vende ku All-llahu xh.sh është i knaqur me ne e jo nëpër kafene të ndryshme duke e pritur syfyrin duke luajtur letra apo bixhoze të ndryshme,e lusim All-llahun xh.sh që të na shpërbleje për agjërimin tonë dhe të na bëj prej atyne që do të hynë në derën Rejjan dhe që agjërimi ynë të ndërmjetësoj tek
All-llahu xh.sh që të hyjmë në xhennetin eTij dhe ta shohim fytyrën e All-llahut xh.sh dhe të takohemi me të dashurin tonë Muhammedin s.a.v.s dhe shokët e tij.
Wel hamdu lil-lahi Rabil alemin.
Wes-selamu alejkum we Rrahmetull-llahi we Berekatuhu