Tuesday, June 18, 2013

1) Cili ka qene urdheri i Omerit radiAllahu anhu qe t'i falim 8 apo 20 rekate teravi?

Umeri (radiallahu anhu) nuk mund te urdheronte asgje qe e kundershtonte sunetin e te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem). Hadithi i transmetuar nga Abdurrezaku ne "El musannef" ku thuhet se Umeri i ka bashkuar muslimanet pas nje imami ne namazin e teravive me njezet e nje rekate, eshte i pasakte me kete tekst, dhe ne te ka nje shtese, dhe shtesa eshte pikerisht numri i rekateve, pasi qe ne hadithin e sakte permendet se vetem i ka bashkuar pas imamit por nuk permendet numri i rekateve. Keshtu qe nuk ka si te kete qene ndryshe vecse ashtu si ka qene suneti i te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem) ne namazin e nates. Kete ceshtje e ka sqaruar mire shejh Albani ne librin "Namazi i Teravive", te cilin e kemi te botuar edhe ne shqip. Per me shume rreth kesaj ceshtje shiko ketu.

No comments:

Post a Comment