Tuesday, June 18, 2013

A e prish abdesin nese del gjak nga dhembet !

(Rrjedhja e gjakut) nuk ndikon në (prishjen e) agjërimit tënd, as gjaku që del nga goja e as ai që del nga i gjithë trupi. Plagët nuk ndikojnë në (prishjen e) agjërim, po ashtu nuk ndikojnë as në (prishjen e) abdestit. Gjaku që del nga goja apo nga mishi i dhëmbëve nuk e prishë abdestin, por e pastron atë derisa të mennjanohet, ndërsa abdesti është i vlefshëm, po ashtu edhe agjërimi është i vlefshëm. Ajo që e prishë agjërimin është hixhamja, nëse agjëruesi bën hixhamen, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve e prishë agjërimin. Ndërsa ajo që ndodhë nga plagët-gërvishjet e trupit, apo gjaku që del nga dhëmbët apo buza për disa nga shkaqet, e gjithë kjo nuk ndikon asgjë në prishjen e agjërimit e as të abdestit.

No comments:

Post a Comment