Tuesday, June 18, 2013

Cila është dispozita e „ Allahu kabull-Allahu e pranoftë“ pas përfundimit të namazit?

Përshtati: Valdet Kamberi:
Në esencë, dispozita e një çështje në lidhje me kryerjen adhurimeve është ose Sunet ose Bidat-Risi. Domethënë ose ka ardhur në sunetin e Muhamedit alejhi selam ose nuk ka ardhur. Ajo që ka ardhur nga udhëzimi i tij është sunet, dhe ajo që nuk ka qënë fe për Muhamedin alejhi selam dhe shokët e tij nuk mund të jetë fe as për ne sot.
Hafidh ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë) thotë: “ Ehli Suneti dhe Xhemati për çdo vepër apo fjalë që nuk është vërtetuar nga sahabët thonë: ajo është bidat-risi, sepse sikur të ishte e mirë do të na kalonin në këtë ata ( sahabët). Ata nuk kanë lënë ndonjë cilësi prej cilësive të mira e të mos na kalonin në atë“. Tefsiri iben Kethirit 7/ 278-279.
Është pyetur Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë): çka mendoni për përshëndetjen me dorë dhe thënien „ Allahu kabull“ menjëherë pas përfundimit të namazit ?
Pëgjigja është kjo: përshëndetja me duar pas namazit nuk ka bazë, e as që ka bazë për thënien „ Allahu kabull“ pas përfundimit të namazit dhe kjo nuk na është transmetuar nga Muhamedi alejhi selam, e as nga shokët e Muhamedit alejhi selam –Allahu qoftë i kënaqur me ata-. Fetava iben Uthejmin 13/ 171
Këto çështje duhet sqaruar me urtësi dhe butësi , sepse shumë njerëzve nuk iu është bërë e qartë rreziku i kësaj, duke menduar se ajo është një lutje e thjesht dhe se kjo nuk futet në kapitullin e bidatit-risisë. Nga edukata e mirë është që t'ua kthejmë lutjen e tyre“ Allahu kabull“ , me fjalët „ Allahu të shpërbleftë apo të ngjashme“, e pastaj t'ua sqarosh me butësinë e sunetit këtë çështje.
Tirmidhiu (Allahu e mëshiroftë) transmeton nga Nafiu se: një person ka teshtitur afër ibën Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me atë dhe babain e tij) , dhe ka thënë:“ Elhamdulilah, ves-selamu ala Resulilah“. Ibën Omeri ( Allahu qoftë i kënqur me atë dhe babain e tij) :“ Edhe unë them: Elhamdulilah, ves-selamu ala Resulilah“ , por nuk na ka mësuar kështu Muhamedi alejhi selam. Ai na ka mësuar të themi: Elhamdulilah ala kuli hal. Shejh Albani hadithin e ka bërë hasen.
Shiko se si ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me atë dhe babain e tij) ia sqaroi atij se kjo fjalë nuk ka të keqe në vetvete, por e keqja është lënia e sunetit dhe veprimi i bidatit, apo praktikimi i saj sikur praktikohet suneti.
Medito butesinë ndaj atij që ka gabuar, dhe afërsinë e tij drejt zemrës së gabimtarit, njëherit edhe këshillimin e tij për vendin e sunetit në këtë çështje.

No comments:

Post a Comment