Tuesday, June 18, 2013

Cilesit e Banoreve te xhenetit !

Disa nga cilesite e banoreve te xhenetit :
Ata ruajnë marrëveshjen me Allahun. Ibn Abasi thotë: “Çfarëdo që Allahu e urdhëron të veprojë, ai e bën atë.
Katade ka thënë: “Është ai i cili ruan të drejtat dhe dhuntitë që ia ka dhënë Allahu”.
Shpirti ka dy aftësi të veçanta: fuqinë për t’u lutur dhe fuqinë për t’u ruajtur. Penduesi e përdor fuqinë e tij për t’i kërkuar falje Allahut, t’i kthehet Atij, të kërkoj kënaqësinë e Tij dhe t’i nënshtrohet Atij. Fuqia e ruajtjes është në largimin e vetes nga mëkatet dhe nga gjithë ato që janë të ndaluara. Penduesi i afrohet Allahut me anë të bindjes ndaj Tij.

Ibn Kajim el-Xheuzi
Shkëputur nga libri: “Thesari i urtësive të përjetshme.”

No comments:

Post a Comment